Përurohet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Zarë, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, hapi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Prefekturën e Zarës.
Anton Dedaj, një anëtar aktiv i bashkësisë shqiptare, u emërua Konsull Nderi i Shqipërisë në këtë qark.
Konsullata e Nderit synon të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë, veçanërisht në fushën ekonomike, tregtare, arsimore dhe kulturore.
Në ceremoninë solemne morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Zarës, z. Branko Dukic, Prefekti i qarkut të Zarës, z. Bozidar Longin, Ambasador i Kosovës, z. Gezim Kasapolli, deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat, znj. Ermina Prljaskaj, Drejtoresha e Protokollit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Kroacisë, znj. Emilia Vucinic-Margeta, Drejtori i RACVIAC, Gjeneral Jeronim Bazo, anëtarët e komunitetit shqiptar, përfaqësues te institucioneve akademike dhe të ftuar të tjerë.
Ceremonia u përcoll gjerësisht në mediat e shkruara dhe vizive në Zarë. /Albinfo.ch