Të dhënat e reja të qeverisë tregojnë se 343,000 punonjës ndërkufitarë përbëjnë pothuajse 7 për qind të fuqisë punëtore totale të Zvicrës – kryesisht në Ticino (29 për qind) dhe në Gjenevë (24), transmeton albinfo.ch.
Përqindja e punëtorëve ndërkufitarë është gjithashtu e lartë në kantonet:
Jura (19 për qind), Bazel-City (18 për qind), Bazel-Country (14 për qind) dhe Neuchâtel (12 për qind). /Albinfo.ch