Përpos këngëtares kosovare Dua Lipa që është e nominuar në pesë kategori, ceremonia e sivjetme e “Brit Awards” do të ketë edhe një tjetër të pranishme me prejardhje shqiptare.
Bëhet fjalë për yllin shqiptar Rita Ora që do të performojë në ceremoninë prestigjioze, transmeton Albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjete sociale, përmes një fotografie të postuar.