Pasditja e sotme ka shënuar sërish përplasje mes protestuesve që janë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe shembjes së të vjetrit, dhe policisë.
Tensioni u shtua pasdite kur nga protestuesit u tentua të çahet kordoni policor dhe pati ndërhyrje të FNSH-së.
Prej orëve të para të mëngjesit para Teatrit Kombëtar ka prani protestuesish dhe të policisë. Protestuesit u bënë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen me ta. Në mesditë, ata hynë në godinën e Teatrit.
Përplasje me policinë patën edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.