Pavarësisht debatit, maxhoranca arriti të votonte projektligjin për Teatrin Kombëtar, i cili i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese.
Por, shumë pranë votimit, ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko është larguar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në media raportohet se mes tyre ka pasur një përplasje në lidhje me projektligjin e miratuar dje, përcjell albinfo.ch.
Siç është publikuar edhe një video, mes tij dhe Edi Ramës ka ndodhur një përplasje.
Sipas mediave shqiptare Majko është shprehur kundër ligjit, ndërsa Rama i ka kërkuar të ikë nga Kuvendi dhe të mos votojë fare.
“Mua mos më bëj numra. Nëse do të votosh kundër më mirë ik në shpi”.
Pas kësaj, Majko është ngritur dhe larguar nga salla e parlamentit.