Helikopteri nuk ishte përgjigjur ndaj paralajmërimeve të kontrollit të trafikut ajror, tregon audioja
Në një audio inxhizim të publikuar pas aksidentit ajror në SHBA të mërkurën vonë, dëgjohet një kontrollues i trafikur ajror duke pyetur helikopterin, pak para përplasjes, nëse e ka në pamje aeroplanin e pasagjerëve të “American Airlines”, raporton CNN.
Audio inxhizimi tregon po ashtu se një tjetër paralajmërim jepet nga kontrolli i trafikut ajror dhe, disa sekonda më vonë ndodh përplasja.
Audioja nuk tregon asnjë përgjigje nga helikopteri ndaj paralajmërimeve nga kontrolli i trafikut ajror.