Pas një aksidenti të rëndë trafiku në Porta Westfalica – Kleinenbremen të dielën pasdite, ku një 20-vjeçar me biçikletë dhe një 11-vjeçar janë goditur me veturë, gjendja e fëmijës është përmirësuar.
Ai ka pësuar disa dëmtime, kurse 20-vjeçari është ende në gjendje kritike. Siç raportojnë mediat gjermane një helikopter ka bartur 11-vjeçarin deri në spitalin e Bilefeldit. Siç mësohet, djaloshi 11-vjeçar është kosovar, derisa jeton me familjen e tij në Rinteln, shkruan albinfo.ch.
Kurse 20-vjeçari i lindur në Shqipëri, është dërguar me ambulancë në John Wesling – Klinikum Minden. Edhe ai gjithashtu jeton në Rinteln.