Nga vërshimet që u shkaktuan nga shiu janë prekur më së shumti komuna e Kaçanikut e Vitisë, Istogut dhe ajo e Deçanit. Vërshimet kanë bërë që në disa rrugë të Kaçanikut të vështirësohet qarkullimi, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, ka thënë se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në terren.
Ai shtoi se në ndihmë atyre u kanë ardhur edhe ekipet e Bechtel Enka. Aktualisht rrugët janë të kalueshme, ndërsa si pasojë e reshjeve të mëdha nuk ka pasur familje të bllokuara, ka thënë ai.
Ndërsa, pronarët e disa bizneseve që janë prekur nga vërshimet në Kaçanik, kanë akuzuar institucionet se janë vonuar për të ndërhyrë me kohë.
E, Komuna e Vitisë njofton se është mobilizuar për të ndërhyrë në zonat e përmbytura gjatë mbrëmjes.
Kjo komunë njofton se më së shumti janë dëmtuar tokat bujqësore në disa fshatra të kësaj komune.