Moti i keq ka goditur zonat jugore dhe lindore. Lumenjtë janë përmbytur, breshri ka dëmtuar ndërtesat dhe bora ka mbuluar qafa dhe vendpushimet malore.
Në 48 orët e fundit ranë 368 mm shi në disa pjesë të Ticino. Météosuisse thotë se është një ngjarje një herë në shekull, transmeton albinfo.ch.
Lumenjtë dhe përrenjtë kërcënojnë të shpërthejnë brigjet e tyre dhe uji i pijshëm është kontaminuar në disa qytete – përfshirë Bellinzona.
Në zona të tjera, Rhine ka përmbytur në disa pjesë të kantonit Sanit Gallen – ka paralajmërime zyrtare.
Një kamping në Graubünden është përmbytur.
Bora po ndikon trafikun në disa kalime, duke përfshirë Simplon. Resorti i Zermatt është tashmë i mbuluar me borë, pavarësisht se javën e kaluar po shijonte temperatura mbi 30 gradë.
Tani ka paralajmërime për ortekë në disa pjesë të Alpeve.