Siç raportojnë sot thuajse të gjitha mediet austriake, pas skandalit futbollistik që ndodhi të martën në mbrëmje në Beograd, rreth orës 21:30 një grup prej rreth 50 shqiptarësh kanë dalë në rrugët e Vjenës dhe kanë gjuajtur shishe dhe gjësende të tjera në disa lokale me pronësi serbe.
Si shenjë hakmarrjeje pas pak minutash janë mbledhur mbi 200 serbë, të cilët kanë sulmuar grupin shqiptar. Zemërimi i dy grupeve kalon edhe duke i gjuajtur veturat e njëra-tjetrës. E menjëhershme ka qenë intervenimi i policisë, të cilët kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore të Vjenës dhe kanë parandaluar që gjendja të eskalojë më tutje.
Kjo gjendje ka vazhduar në Vjenë deri në orët e mesnatës, kur policia ka arritur ta normalizojë gjendjen. Deri tash, përveç dëmtimeve të afro 14 veturave, në mesin e tyre edhe të policisë austriake, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.