Delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, janë përleshur sot mes vete.
Nga pamjet që ka siguruar KosovaPress, shihet se nuk janë kursyer as karriget, të cilat delegatët i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit, përcjell albinfo.ch.
Pas kësaj përleshjeje, raportohet se janë zgjedhur drejtuesit e nëndegës, kurse disa persona janë dërguar në polici.
KP po ashtu ka raportuar se disa persona kanë penguar kameramanin e agjencisë që të xhirojë ngjarjen.