Komisioni Evropian kërkon nga vendet anëtare të BE-së që të përmirësojnë mbrojtjen për të gjithë fëmijët migrantë, të cilët përbëjnë një të tretën e azilkërkuesve në Evropë, duke u kërkuar të gjejnë alternativa për masat administrative.
Mes rekomandimeve të publikuara sot, ekzekutivi evropian kërkon që të emërohet një personel i specializuar për pritjen e fëmijëve në të gjitha pikat e nxehta në qendrat e regjistrimit, ku migrantët janë pritur dhe identifikuar në Greqi dhe në Itali.
Komisioni Evropian vëri në dukje krijimin e një rrjeti evropian mbikëqyrës që vendet anëtare të mund të ndajnë praktikat e tyre përsa i përket personelit që do të zgjedhin për fëmijët refugajtë të pashoqëruar.