Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka miratuar sot propozimin për krijimin e Institutit Kombëtar të Diasporës, për të cilin ishte përgatitur edhe një draft propozim.
Pas shqyrtimit të gjerë, në takimin e sotëm Komisioni vendosi që për këtë çështje të debatojë edhe në një mbledhje të ardhshme, njofton rtklive.com. Në vijim u shqyrtua çështja e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga fushë veprimtaria e këtij Komisioni.
Me këtë rast u formua një grup punues, i cili pas monitorimit të zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës do të përgatisë një raport për këtë Komision.