Në vend të tyre vijnë kompania holandeze teknologjike “ASML Holding” dhe kompania franceze e ndërtimit “Vinci”. Këtë e ka konfirmuar operatori i indeksit “Stoxx Ltd”.
Aksionet e dy bankave janë përjashtuar pas fillimit të vitit, ngase normat e tyre të këmbimit kanë rënë në më shumë se 45%.
Banka më e madhe gjermane, “Deutsche Bank”, vetëm pak ditë më parë ka thënë se fitimet e tremujorit të dytë kanë rënë për 98%.
Indeksi i “Euro Stoxx” pasqyron vlerësimin e tregjeve financiare në 50 kompanitë më të mëdha evropiane.
Ky nuk është fundi i botës dhe bankat evropiane ndoshta kanë probleme më të mëdha për të zgjidhur tani, por kjo është një shenjë e rënies së sektorit bankar kohët e fundit, komentojnë analistët.
Në “Euro Stoxx 50“ hyjnë kompanitë e vlefshme dhe përfshijnë emra si “Santander”, “BMW”, “L’Oreal”, “Orange” dhe “Volkswagen”.