Në 100 mijë banorë në javën e dytë të këtij viti 89 njerëz kanë kërkuar mjekun për shkak të gripit. Kjo është bërë publike nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Pragu epidemi është 70 raste të dyshuara të gripit në 100 mijë banorë.
Te fëmijët e vegjël shifra është shumë më e lartë. Në grupmoshat e posalindurve deri 4 vjeç janë raportuar 134 vizita te mjeku në 100 mijë banorë. Ndërsa në grupmoshat nga 5 deri në 14-vjeç ishin 88 raste të regjistruara.
Më të prekur rëndë janë të rinjtë e moshës 15 gjer 29 vjeç, në 123 raste.
Posaçërisht më të prekur nga gripi janë kantonet e Graubünden, Ticino, Bernë, Fribourg, Jura, Aargau, Basel-Land, Basel-Stadt dhe Solothurn.
Nga gripi është kursyer Zvicra Lindore (AI, AR, GL, SG, SH, TG, ZH).