Hamburg dhe Mërim Mavraj në krizë. Klubi gjerman për herë të parë në historinë e tij është shumë afër rënies nga Bundesliga.
Ndërkohë, Mavraj është përjashtuar në ekipin e të rinjve dhe si pasojë e kësaj i është përgjysmuar vlera, shkruan albinfo.ch.
Braziliani Wallas ishte ndër të parët futbollistë të Hamburgut që u dënuan dhe u dërguan në skuadrën e 21-vjeçarëve. Mirëpo, nëse për afrimin e tij, Hamburg pagoi 9 milionë euro, tashmë vlera e sulmuesit është përgjysmuar.
Gjithashtu, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.
Në përditësimin e vlerës së futbollistëve nga faqja e specializuar për të bërë përllogaritjet e vlerës së tyre, “transfermarkt.de”, shqiptari kushton gjysmën e vlerës, vetëm 1 milion euro. Dëmtim për karrierën e futbollistit, por drejtuesit e Hamburgut po dëmtojnë edhe vetë arkat e klubit.