Ajo ka lindur në shtetin Oaxaca të Meksikës në qershor të vitit 1913, një vit para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
Manuela Hernandez kishte braktisur shkollën në klasën e parë, për të ndihmuar familjen e saj të varfër.
Hernandez ka vazhduar shkollimin e saj në vitin ‘99, pasi ajo ishte nxitur nga nipi e saj dhe ka marrë një diplomë në një ceremoni speciale.
“Unë e dua shkollën, por për fat të keq, nuk munda ta vazhdoj”, tha njëqindvjeçarja dhe ka premtuar se do ta vazhdojë shkollimin e mesëm.
Por, kjo nuk e ndryshon gjendjen në shtetin Oaxaca. Në fakt, më shumë se gjysma e popullsisë nën 15 vjeç nuk e kanë përfunduar shkollën fillore, thonë zyrtarë nga Ministria e Arsimit në Meksikë