Nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me traditat dhe kulturën shqiptare, të mësojnë për gjuhën shqipe, të komunikojnë dhe t’i shkëmbejnë njohuritë mes vete, si dhe të vizitojnë vende të ndryshme me rëndësi historike dhe kulturore.
Me rastin e përfundimit të kësaj shkolle, nxënësit pjesëmarrës, me një program të pasur kulturor, i shpalosën krijimtaritë e tyre para publikut të pranishëm në këtë kamp veror. Ata recituan poezi, hodhën valle dhe kënduan këngë të ndryshme – të gjitha këto të përgatitura gjatë qëndrimit të tyre 6-ditor në kamp.
Me këtë rast, Ministria e Diasporës u dha certifikata mësuesve dhe fëmijëve pjesëmarrës, të cilët i falënderuan dhe i uruan për angazhimin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe, duke kërkuar nga ta që miqësia e krijuar të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, si mësuesit, po ashtu edhe fëmijët, e falënderuan Ministrinë e Diasporës për organizimin e këtij aktiviteti. Ata kërkuan që këto aktivitete të bëhen tradicionale.