Një numër i madh i futbollistëve shqiptarë po luajnë në Ligën e Holandës, që përfundoi të dielën, shkruan albinfo.ch.
Suksesin më të madh e ka arritur Milot Rashica që fitoi Kupën e Holandës, derisa në kampionatin holandez kanë përfunduar në vendin e pestë.
Twente e Bersant Celinës ka përfunduar në vendin e shtatë, megjithatë Celina kishte një sezon të mirë, duke shënuar pesë gola. Ai është i huazuar nga Manchester City.
Arbër Zeneli me Heerenveen u renditën në vendin e nëntë. Zeneli shënoi shtatë gola, duke qenë njëri nga futbollistët më të dalluar të kësaj skuadre.