Ka përfunduar protesta katër orëshe e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Zyrtarë të saj kanë thënë se e ardhmja e popullit shqiptar përmblidhet në vullnetin e tij për liri e pavarësi.
Lideri i saj Albin Kurti, para protestuesve ka folur për pasojat e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fjalimit ai ka paralajmëruar që pranvera do të jetë nismë për protesta të reja, jo vetëm në kryeqytetin e Kosovës por në të gjitha qytetet e vendit dhe në dy pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare.