Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës kanë përfunduar sot pa arritur ndonjë progres.
“Ne po udhëtojmë përsëri në kryeqytetet për konsultime”, u tha gazetarëve këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak,ndërsa largohej nga takimi në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.
“Të dyja palët identifikuan një numër çështjesh kryesore mbi të cilat duhej të merreshin vendime të caktuara”, tha ai, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Takimi ka zgjatur rreth gjashtë orë. Bisedimet filluan në mesditë pas një vonese të konsiderueshme, mes luftimeve të ashpra për kontrollin e qyteteve kryesore të Ukrainës që vazhduan pavarësisht negociatave.