Në stadiumin Merkur Spiel-Arena në Düsseldorf, nga ora 18:00 ka filluar ndeshja në mes të Anglisë dhe Zvicrës.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola, me rezultat 0-0.
Në pjesën e parë, paraqitja e Anglisë po konsiderohet më e mirë, pasi ka krijuar tri shanse për gol, ndërsa Zvicra vetëm një, transmeton albinfo.ch.
Për gjysmë ore lojë, Anglia e ka pasur topin në posedim 52 për qind, ndërsa Zvicra 48 për qind.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është pjesë e formacionit startues, ndërsa Xherdan Shaqiri është në bankën rezervë.