Nga ora 18:00 në Stuttgart ka filluar ndeshja e parë çerekfinale e Kampionatit Evropian.
Pjesa e parë e ndeshjes Gjermani – Spanjë ka përfunduar pa gola, transmeton albinfo.ch.
“Goditja” e parë e ndeshjes, ka qenë për Spanjën në minutën e tetë, pasi është lënduar Pedri, i cili është zëvendësuar nga Dani Olmo.
Ndryshe, fituesi i ndeshjes do të kalojë në fazën gjysmëfinale të EURO 2024.