Një kurd i moshës 36 vjeçare ishte ngujuar mbrëmë në një kioskë ushqimi të shpejtë në Freiburg am Breisgau të Gjermanisë ku po i mbante peng 12 persona. Pengjet ishin kryesisht familjarë dhe të njohur të pengmarrësit, dhe dyshohet se në mesin e tyre mund të ketë edhe fëmijë.
Personat thuhet të jenë marrë peng pasi kanë provuar ta bindin atë që të dalë nga vendi ku ishte ngujuar dhe kërcënonte policinë me sulm me armë
Policia supozon se personi në fjalë është i rrezikshëm, ka armë dhe lëndë djegëse me vete, shkruan südkurier.de. Ai ka një dosje policore që përfshin disa shkelje të ligjit mbi armëmbajtjen dhe mbi narkotikët.
Ndërkohë, sot, në orët e mëngjesit polcia gjermane ia ka dalë që ta përfundojë pengmarjen. Policia nuk e ka bërë ende të qartë se cilat kanë qenë kërkesat e pengmarrësit.