Vlen të theksohet se mbështetja zvicerane për rimëkëmbjen pas tërmetit në Shqipëri kanalizohet edhe përmes Programit për Zhvillimin Rajonal – një program i përbashkët midis Shqipërisë, Zvicrës dhe Austrisë, transmeton albinfo.ch.
Bashkia Lezhe sapo ka përfunduar ndërtimin e dy urave, ndërsa Bashkia Kamez po ndërton çerdhen e parë publike.
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri shkruan se gjatë një vizite diskutuan punët në vazhdim, projektet e ardhshme dhe perspektivën për zhvillimin rajonal.
Vlen të theksohet se Zvicra është një nga shtetet që ndihmoi më së shumti Shqipërinë nga tërmeti. Me investimet e saj ndërtoi shkolla, çerdhe, ndërtesa dhe ura në Shqipëri. /Albinfo.ch


