Turma e protestuesve ka nisur nga Gjykata Themelore e Gostivarit, e cila ka përufunduar marshin protestues afër stacionit të Policisë, gjatë tërë kohës ka ka brohoritur për të kërkuar drejtësi dhe dënim të merituar për policin kriminel vrasës të dy të rinjve shqiptarë.
Gjithashtu në Shkup po zhvillohet protesta nën organizimin e Organizatës kundër brutalitetit policor. Mijëra të rinj janë tubuar në shenjë revolte, duke ecur me turmën e qytetarëve nga sheshi ”Nëna Terezë drejt Parlamentit”.
Në protestë marrin pjesë qytetarë të komuniteteve të ndryshme. Është parë duke valuar flamuri maqedonas, por edhe ai shqiptar nga disa protestues të rinj, raportojnë mediat maqedone.