Procesi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri tanimë ka marrë epilogu dhe sipas rezultateve, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka fituar zgjedhjet e të dielës, duke siguruar 73 vende në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka gjithsejtë 140 ulëse. E dyta radhitet Partia Demokratike me 43 ulëse në Kuvend dhe treta është Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës me 19 ulëse. Vetëm 4 mandate i ka siguruar partia Çame.
Në shumë qendra numërimi kanë përfunduar procesi i numërimit të votave, ndërsa nga votat që kanë mbetur pa numëruar mund të ketë ndryshime shumë të vogla, me lëvizje të një mandati nga një parti tek tjetra. Numri i mandateve që ka fituar PS ia mundëson që ta formojë e vetme qeverinë, pa asnjërën parti.
Kjo është fitorja më e thellë që ka siguruar Partia Socialiste prej që ka ndodhur ndryshimi pluralist në Shqipëri, më 1992. Po ashtu kjo është fitorja e dytë radhazi e kryeministrit Edi Rama kundrejt demokratëve. Ai herën e kaluar bashkë me LSI-në e mundi Sali Berishën, kurse kësaj here Lulzim Bashën. Këto zgjedhje konsiderohen shumë të rëndësishme për rrugë integruese të Shqipërisë.