Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vazhduar të mahnitë tashmë edhe publikun amerikan. Ajo ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Tonight show”, të prezantuesit të mirënjohur Jimmy Fallon.
Me këngën e fundit të saj “Hotter than hell”, ajo ka dhënë një performancë live fantastike.
Dua Lipa, para se të vijë në skenë, është komentuar nga moderatori Fallon, si një yll i ri i skenës dhe e ftoi atë të këndojë në skenë.
Lipa, javë më parë ishte e ftuar për të performuar edhe në emisionin gjerman “Schlag den Star”, ndërsa më 9 gusht ajo do të këndojë para publikut shqiptar në Prishtinë.