Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka premtuar sot në Tiranë se përmes fondit të ashtuquajtur të ekselencës do të përfitojnë shkollim jashtë vendit edhe studentët e shkëlqyer nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora.
“Duhet të bëjmë gjithçka që nga ky fond të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, diaspora e çdo shqiptar kudo që ndodhet”, tha Berisha.Sipas kryeministrit të Shqipërisë këtë vit kanë përfituar 67 kandidatë, duke garantuar se brenda vitit 2013 do të përfitojnë 300 kandidatë.
Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi diplomimin e studentëve të ekselencës si një simbol të forcës së mendimit, duke siguruar se parësore për qeverinë është rritja e cilësisë së mësimdhënies.