Google pa shumë zhurmë ka publikuar një përditësim të “Google Messages” në aplikacionin “Android Messages”.
Përditësimi i fundit mund të shkarkohet nga “Google Play”. Ajo vjen me versionin v2.7. Përditësimi është direkt zëvendësues i versionit 2.5.
Google nuk ka njoftuar për ndryshime zyrtare, por “Android Police” raporton se ka gjetur disa ndryshime te “Android Messages”. Një nga to është reduktimi i aplikacionit, transmeton Albinfo.ch.
Tjetër ndryshim i rëndësishëm është integrimi i “Google Duo” për thirrje me video te ky aplikacion.