Fanol Përdedaj, lojtari mesfushor i deritashëm i FC Hertha të Berlinit i është huazuar skuadrës daneze të ligës së dytë Lyngby BK. Afati për të cilin është huazuar Përdedaj përfundon më 30 qershor 2013, njoftojnë mediet gjermane.
Ndërsa kontrata bazike e Fanol Përdedajt me FC Hertha është e vlefshme deri në vitin 2014. Lojtari 21 vjeçar shqiptar ka qenë pjesë e Hertha-s qysh si junior.
Në vitin e kaluar ai është angazhuar në tetë ndeshje të bundesligës për Hertha-n.