Për tri ditë në parkun “Disneyland” në Paris princi saudit Fahad Al Saud ka harxhuar vetëm 15 milionë euro. Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorisë së parkut, ku princi kishte organizuar festë me rastin e diplomimit.
Princi kishte marrë me qira tërë parkun nga 22 deri 24 maj, duke ftuar 60 mysafirë. Për tri ditë parku ishte nën regjimin e rreptë të sigurisë dhe askush nuk është lejuar të hyjë në parkun më të vizituar në Francë.
Edhe pse parkun “Disneyland” në fund të vitit e kanë vizituar 16 milionë vizitorë, parku prej kur është hapur, 20 vjet më parë, nuk ka arritur të fitojë aq shumë para