Edhe pse çdo ditë dëgjojmë lajme jo te mira që kryhen në spitalet shtetërore në Kosovë, megjithatë aty kryhen shumë shërbime për qytetarët.
Për 3 vjet të funksionimit Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka ofruar mbi 3 milionë shërbime shëndetësore për pacientë, me mbi 141 mijë operacione të ndryshme të realizuara në QKUK dhe shtatë Spitalet e Përgjithshme që veprojnë në kuadër të SHSKUK, përcjell albinfo.ch.
“Nga vitit 2014, deri në gjashtëmujorin e parë të 2017, në SHSKUK kanë qenë të shtrirë 603 mijë pacientë në klinika dhe reparte të ndryshme në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme. Janë ofruar 9.2 milion shërbime laboratorike, 4.5 milion shërbime ambulantore dhe 6 milion shërbime diagnostike dhe shërbime të tjera. Sa i përket lindjeve, gjatë kësaj periudhe, ka pasur 81 667 lindje të raportuar nga të gjitha njësitë. Nga viti 2015 deri në periudhën e gjashtëmujorit 2017, janë kryer 287 859 shërbime të dializës nga të gjitha njësitë”, thuhet në njoftimin për media.