Republika e Çekisë ka dërguar në Maqedoni kontingjentin e tretë prej 40 policësh, për t’i ndihmuar autoritetet maqedonase që ta ruajnë kufirin nga pjesa e Greqisë. Këta policë, sipas njoftimeve nga Shkupi, do të qarkullojnë në rajonin ku janë të dislokuar refugjatët nga Azia deh Afrika.
E gjithë kjo bëhet në përpjekje e autoriteteve çeke është të parandalimit të vazhdimit të hyrjes ilegale të emigrantëve drejt Evropës Perëndimore. Siç raporton INA, ky është kontingjenti i tretë me radhë të cilin Çekia e dërgon në Maqedoni prej kur është mbyllur kufiri për refugjatë.
Policët do të patrullojnë përgjatë kufirit me kolegët e tyre nga Maqedonia, ndërsa misioni i tyre do të zgjas gjashtë muaj. Kufiri me Greqinë ka disa muaj që është bllokuar për hyrjen e refugjatëve, ndërsa në pjesën greke janë disa mijëra refugjatë të vendosur nëpër kampe, që po jetojnë në gjendje të mjerueshme.