Shqipëria është përfshirë në një listë me tetë vende për t’u vizituar për fillimin e pranverës 2018 nga prestigjiozja austriake “Der Standard”.
“Për shumë pushues Shqipëria është akoma vend i panjohur. Shqipëria është plot me vende magjike, që nga bregdeti i gjatë rreth 300 kilometra deri te alpet që mund t’ju ofrojnë një pushim perfekt. Që nga fillimi i pranverës atje rriten temperaturat për ngjitje dhe për ecejake kulturore. Lindja e vendit duket sikur është krijuar vetëm për ngjitje,” shkruan mes tjerash “Der Standard”, duke ftuar për t’u vizituar edhe kryeqyteti Tirana.
Krahas Shqipërisë prestigjiozja austriake nxit lexuesit e saj për lundrim në Mesdhe, bregdetin Lykia në Turqi, Monako, Majorka, Greqia, Kroacia, Maroko, El Gouna në Egjipt.