Bëhet e ditur se 6411 tekste shkollore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (fizikë dhe digjitalë) janë dërguar falas nga QBD-ja në: Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Turqi, Hungari, Kanada, Slloveni, Spanjë, Çeki, Mbretëri e Bashkuar, Rumani, Suedi, SHBA, Kroaci, Danimarkë, njofton albinfo.ch.
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (shoqëruar me Fletën e punës) është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, miratuar nga MASR, Shqipëri, dhe MASH, Kosovë. Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.
Shpërndarja e këtyre teksteve mundësohet përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. /QBD


