Ky është përfundimi i një studimi të publikuar të martën nga Swissstaffing në bashkëpunim me institutin kërkimor GFS Zurich, përcjell albinfo.ch.
Rreth 68 përqind e të anketuarve përmendën një mjedis të mirë pune si kriterin më të rëndësishëm kur zgjedhin një punë, madje edhe përpara pagës. Për më tepër, pothuajse gjysma e tyre e konsiderojnë fleksibilitetin në aspektin e kohës ose vendndodhjes gjithashtu thelbësor.
Megjithatë, prioritetet ndryshojnë shumë midis brezave.
Brezi Z, për shembull, i kushton shumë rëndësi pagave dhe sigurisë së punës.
Në të kundërt, punëtorët mbi 50 vjeç kanë më shumë gjasa të kërkojnë fleksibilitet dhe kënaqësi nga puna e tyre.