Gjermania, e pakonkurrencë! Aktualisht kërkon mbi 300 mijë punëtorë dhe se ky numër mund të shkojë deri në 1 milion, njofton albinfo.ch.
Mediat gjermane kanë raportuar se ekzistojnë mijëra vende të lira pune në Gjermani për punëtorët e huaj, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë.
Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar, janë profesionet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.
Bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë verës, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive të tjera të rënda.
Nga ana tjetër, para pak ditësh, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se Gjermania ka nevojë të madhe për punëtorë të huaj. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësor “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera. /Albinfo.ch