Pavarësisht paralajmërimeve se fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të zhvillohen normalisht, sot nga mjegulla e dendur ka lajme jo të mira. Sipas mediave, këtë diel (sot) vetëm dy fluturime pritet që të realizohen nga Aeroporti i Prishtinës, ndërsa të gjitha fluturimet tjera janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur.
IO raporton se nga të gjitha fluturimet e planifikuara, vetëm dy prej tyre janë shtyrë ndërkaq të tjerat janë anuluar. Ndër fluturimet e anuluara janë ato të destinacionit Prishtinë- Stamboll, Prishtinë-Cyrih si dhe Prishtinë-Bazel, Prishtinë-Milano e të tjera.
Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” , Valentina Gara, ka thënë se që nga mesnata, në Aeroportin e Prishtinës nuk është realizuar më asnjë fluturim. Ajo ka thënë se shkak është mjegulla e dendur e cila po mbretëron ditën e sotme. “Qysh mbrëmë në mesnatë nuk është realizuar më asnjë fluturim. Ndërkaq sot të gjitha fluturimet janë anuluar”, ka thënë Gara