“Fshati i vaksinimit”, në stacionin kryesor të trenit të Cyrihut, i cili është hapur të hënën, nuk ofron më vaksina përforcuese (“vaksinat e treta”).
Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë të kantonit, aktualishtprioritet kanë vaksinimet e para dhe të dyta, njofton srf.ch.
Departamenti i Shëndetësisë e ka justifikuar këtë hap të tij përmes një mesazhi në Twitter me “kërkesën e madhe për vaksinime përforcuese”, transmeton albinfo.ch.
Një kërkesë e tillë, sipas departamentit në fjalë po mbizotëron në këtëm pikë të re vaksinimi, të hapur në kuadrin e “Javës Kombëtare të Vaksinimit” që ka filluar dje, më 8 nëntor.
Në vend që të shërbente për t`u vaksinuar personat e pavaksinuar më parë siç ishte planifikuar, fshati i vaksinimit u vizitua me sa duket nga shumë njerëz mbi 65 vjeç që dëshironin një vaksinim përforcues.
Siç është njoftuar javën e kaluar, personat nga kategoria mbi 65 vjeçe tani mund të regjistrohen për një termin në një qendër vaksinimi nga e mërkura.
Vaksinimi përforcues rekomandohet për personat mbi 65 vjeç, vaksinimi i fundit i të cilëve kundër Covid-19 ishte më shumë se 6 muaj më parë.