Numri i gjobave për mosrespektim të normave shëndetësore dhe higjienike në restorantet e Gjenevës është rritur në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
“Rastet e rënda” që kërkojnë mbyllje – gjithsej 10 – gjithashtu u rritën në krahasim me vitin e kaluar.
Këto shifra rezultojnë nga 2500 inspektimet e kryera në vitin 2023 nga shërbimi kantonal i sigurisë ushqimore në restorante dhe objekte të tjera që ofrojnë ushqim.
“Vërejmë veçanërisht se numri i mospërputhjeve, rastet e rënda dhe rastet e përsëritjes janë pak më të shpeshta”, sipas shërbimit.
Ekspertët e industrisë ushqimore ua atribuojnë këto shifra të dobëta mungesës kronike të stafit, sepse kjo i detyron restorantet të punësojnë punonjës të pakualifikuar, “të cilët nuk janë domosdoshmërisht të njohur me praktikat dhe standardet më të mira që duhen respektuar në kuzhinë”.