Për shkak të Brexit, numri i pasaportave irlandeze të lëshuara sivjet ka thyer çdo rekord me aplikimet nga Britania dhe Irlanda e Veriut që vazhdojnë të rriten.
Gjatë vitit 2017, më shumë se 160 000 pasaporta iu lëshuan vetëm njerëzve nga Irlanda e Veriut dhe Britania. Njëkohësisht, numri i njerëzve të lindur në Britani, por që janë regjistruar si irlandezë, u rrit me 95%, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave të Ministrisë së Jashtme irlandeze, në vitin 2017 u lëshuan në total 779 000 pasaporta, numri më i lartë në historinë e vendit.
Numri i pasaportave të reja për 2017 ishte 6% më i lartë se një vit më parë dhe 15% më i lartë se në 2015. 20% e pasaportave për këtë vit i shkuan njerëzve nga Britania dhe Irlanda e Veriut, ku qytetarët kanë të drejtën, sipas marrëveshjes për paqen, që të identifikohen si irlandezë apo britanikë, shkruan “TCH”.
Numri i personave nga Britania e Madhe që morën pasaportën irlandeze këtë vit u rrit me 28%.