Para një javë, Zvicra largoi Kosovën nga lista me rrezik për Covid. Ky vendim bëri që shumë mërgimtar nga Zvicra të aterrojnë drejt Kosovës, pasi që gjatë verës e kishin thuajse të pamundur shkaku i karantinës, transmeton albinfo.ch.
Menjëherë pas vendimit, Aeroporti i Prishtinës u gjallërua nga mijëra qytetarë të cilët morën rrugën për në Kosovë.
Sipas të dhënave të Aeroportit të Prishtinës, nga data 25 shtator e deri më 2 tetor, nga Zvicra për në Prishtinë kanë ardhur 7763 udhëtarë.
Një ndër ta ishte edhe Murat Daka, i cili për 7 muaj nuk e ka vizituar vendlindjen e tij, Prizrenin.
Mërgimtari Daka rrëfen i përlotur se periudha e karantinës, kur nuk mundur ta vizitonte Kosovën, ishte më e vështirë sesa koha kur për 18 vjet nuk kishte qenë në vendlindje.
Ai thotë se ndonëse fëmijët e tij e vizitojnë Kosovën, ata nuk janë të kënaqur me gjendjen të cilën është vendi, shkruan koha.net.
Në mesin e udhëtarëve që aterruan nga Zvicra për në Kosovë ishte edhe Besa Rexhepi, e cila kishte humbur shpresën se së shpejti do të vizitonte Kosovën.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur se brenda 4 ditëve në Kosovë do të arrijnë edhe 20 mijë bashkatdhetarë.
Autoritet zvicerane kanë hequr Kosovën nga lista e karantinës që nga 28 shtatori.
Që nga atëherë, sipas të dhënave të Aeroportit të Prishtinës, nga data 25 shtator e deri më 2 tetor, nga Zvicra për në Prishtinë kanë ardhur 7763 udhëtarë.