Pa dyshim se Zvicra për vite me radhë është e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën.
Një perceptim i cilësisë dhe saktësisë i bëjnë produktet dhe markat zvicerane shumë të vlefshme.
Zvicra mbetet investitori i 2-të më i madh i huaj në Kosovë, me 155.2 milionë euro investime të realizuara gjatë vitit 2022, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu Zvicra mbetet destinacioni i 1 i eksporteve të Kosovës të shërbimeve të ICT dhe u bë destinacioni i 5-të i eksporteve të mallrave të saj.
Remitencat e dërguara nga Zvicra në vitin 2022 kapin 231.7 milionë euro, që përfaqëson afro 3% të GDP-së së Kosovës.