20 mijë automjete janë regjistruar pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit nga Ministria e Punëve të Brendshme në dhjetor të vitit të shkuar.
Këtë e ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, përcjell albinfo.ch.
“Kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit”, ka shkruar ai.