Njerëzit më të pasur në botë kanë humbur 182 miliardë dollarë gjatë javës së fundit, vlerëson “Bloomberg”, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja kryesore për këtë është lajmi i ngadalësimit të përshpejtuar në industrinë kineze dhe ulja në berzat më të mëdha të aksioneve në botë.
Rënia javore në pasurinë e 400 njerëzve më të pasur në botë është një rekord në historinë e miliarderëve. Vetëm të premten miliarderët kanë shënuar rënie në pasurinë e tyre për 76 miliardë.
Pasuria e përgjithshme e njerëzve më të pasur në botë tashmë është 3.98 trilionë, apo rreth 74 miliardë $ më pak se në fillim të vitit 2015.
Rënia më e madhe është regjistruar për Warren Buffett, pasuria e të cilit ra me 5%, ose për 3.6 miliardë dollarë, në 63.4 miliardë dollarë. Njeriu i tretë më i pasur në botë është pasuar nga magnati i naftës, Harold Hamm, i cili humbi 9%, ose 895 milionë dollarë. Pasuria e 26 kinezëve të pasur, nga ana tjetër, ka rënë për 18.8 miliardë.