Drejtuesit e partisë “Nisma për Kosovën” e quajnë normale punësimin e djalit të zv.kryeministrit Fatmir Limaj në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Deputeti i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka thënë se emërimi si këshilltar i Durim Limajt në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që udhëhiqet nga Bajram Hasani i “Nismës” duhet parë si një proces normal dhe ofrim shanse për një të ri.
“Durim Limaj ka edukim dhe përgatitje profesionale në SHBA dhe ai i nevojitet asaj ministrie. Është këshilltar dhe nuk mund të flitet për nepotizëm, pasi edhe fëmijët e politikanëve kanë të drejtë për punësim në institucione”, ka thënë Sherifi në emisionin ‘Interaktiv’ të ‘KTV-së’.
Në të njëjtën mënyrë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj e mbrojti punësimin e burrit të motrës, i cili është punësuar në krye të Fondit për sigurimet shëndetësore.