Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë në Tiranë më 28 nëntor, shkruan albinfo.ch.
“Sot, Dua Lipa, mikesha jonë e Tiranës dhe e Shqipërisë, ka vendosur ta mbyllë turin e saj botëror në Tiranë, në datën 28 Nëntor, me një koncert falas për të gjithë. Do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Festën e Pavarësisë, por edhe mbylljen e një viti të mrekullueshëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, për t’ia kaluar stafetën titullit “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Do të festojmë siç i ka hije një qyteti “, tha Erion Veliaj.
Po ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se: “Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”.