Ndihmat në të hollat janë ndarë në bazë të vlerësimit të dëmeve që e ka bërë komisioni i formuar nga ky Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvicër.
Në aktivitet kanë marrë pjesë rreth 50 xhami dhe qendra shqiptare, mirëpo edhe donacione simbolike nga komunitete të ndryshme.
“Njerëzit i janë bashkuar thirrjes së unionit duke grumbulluar rreth 180 mijë franga dhe mbi 11 mijë euro. Kjo pare është e popullit shqiptar që vjen nga Kosova, Maqedonia dhe më gjerë”, tha Nehat Ismaili, Kryetar i Unionit të imamëve shqiptar në Zvicër.
Sic raporton Alsat imamët e mërgatës shqiptare i ka falënderur kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi.
Në lagjen e trimave në Kumanovë kanë filluar punimet për instalimin e kanalizimit. Si pasojë e neglizhencës së Institucioneve për të filluar me shpejtësi ndërtimin e shtëpive, banorët e lagjes së trimave në Kumanovë, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpi të të afërmve të tyre.