Më 5 shtator pritet të bëhet Shugurimi i Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë. Udhëheqësi i punimeve ka thënë se infrastruktura do të jetë e përfunduar.
Për rëndësinë e shugurimit të kësaj Katedrale me emrin e Nënë Terezës foli Don Lush Gjergji, duke thënë se kontribut në ndërtimin e saj kanë dhënë të gjitha komunitetet fetare, përfshirë edhe atë myslimane, raporton “Tribuna Channel”.
Se ndihmë të madhe ka dhënë edhe komuniteti mysliman, e tha edhe avokati Arianit Koci, përcjell albinfo.ch.
Gurthemeli për ndërtimin e kësaj katedrale është vënë në vitin 2005, me iniciativën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Kurse, më 5 shtator të vitit të kaluar shqiptarja Nëna Terezë është shenjtëruar nga Papa Francesku në Vatikan.